Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E konfirmon agjenti, Barcelona refuzoi një mega ofertë nga PSG për Lamine Yamal

Gazeta10
16 September 2024 - 13:20

Agjenti i Dani Olmos e ka konfirmuar se gjatë verës, Barcelona ka refuzuar një ofertë të majme nga Paris Saint-Germainin për senzacionin Lamine Yamal.

 

Në merkaton e verës, klubi parisien për shërbimet e sulmuesit 17-vjeçar ka ofruar hiç më pak se 250 milionë euro, që do e bëntë Yamalin transferin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

 

Por, kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga klubi katalan, pasi e shohin Yamalin si pjesë të rëndësishme edhe për shumë vite të tjera.

 

Kontrata e Yamal me Barcelonën skadon në vitin 2026, por raportohet se palët janë në negociata të avancuara për një marrëveshje të re afatgjate.

 

Anësori spanjoll debutoi me Barcelonën kur ishte vetëm 15-vjeçar, teksa këtë edicion ka shpërthyer nga La Liga, me tre gola dhe katër asistime në vetëm pesë ndeshje të luajtura.

 

Yamal shkëlqeu edhe me Spanjën në EURO 2024 dhe ishte njëri nga lojtarët më meritorë që “La Furia Roja” u shpallën kampionë të Evropës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.