Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kristjan Asllani në radarin e PSG-së

Gazeta10
16 September 2024 - 15:03

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani në janar mund të largohet nga Interi.

 

“Fichajes” raporton se interesim për mesfushorin 22-vjeçar ka shprehur Paris Saint-Germaini.

 

Kampioni i Francës është i gatshëm të ofrojë rreth 25 milionë euro për ta sjellë Asllanin në “Parkun e Princave”.

 

Asllani erdhi te Interi në vitin 2022 nga Empoli për shumën e 10 milionë eurove.

 

Mesfushori shqiptar nuk ka gjetur shumë hapësira te kampioni i Italisë dhe largimi i tij nga Serie A mund të ndodhë në janar.

 

Kontrata e tij me “Nerazzurët” skadon në qershor të vitit 2027.

 

Asllani kishte debutuar me kombëtaren e Shqipërisë në mars të vitit 2022 dhe deri më tani ka zhvilluar 25 paraqitje me “Kuqezinjtë”, prej të cilave ka realizuar dy gola.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.