Barcelona të enjten do të nis edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, me sfidën kundër Monacos.
Një lajm i mirë ka ardhur për trajnerin Hansi Flick para këtij takimi, ku dyshja spanjolle, Fermin Lopez dhe Ansu Fati do të jenë të gatshëm për këtë ballafaqim.
Fati ishte lënduar në ndeshjet parasezonale, ndërsa Lopez në pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare.
Një mungesë e madhe për Barçën do të jetë Dani Olmo, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Gironës dhe do të jetë jashtë fushave për 4-5 javë.
Barcelona e nisur për mrekulli edicionin e ri në La Liga, ku kanë pesë fitore në po aq ndeshje të luajtura.