Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Halimi takon ambasadorin e ri të Francës në Kosovë Olivier Guérot

Gazeta10
23 September 2022 - 15:27

Ambasadori i Kosivës në Francë, Medih Halimi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot, raporton Gazeta10.

Ai e ka uruar atë për misionin e ri diplomatikë në Kosovë.

Tutje, bëhet e ditur se ata kanë pasur një takim konstruktiv ku është thënë se janë konfirmuar raportet e shkëlqyera mes dy shteteve.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Ambasadori Halimi, mirëpriti Ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot. Pasi e uroi për misionin e ri diplomatik në Republikën e Kosovës, Ambasadori Halimi dhe homologu i tij francez patën një bisedë miqësore dhe konstruktive. Ky takim bilateral, si edhe çdo tjetër, konfirmon raportet e shkëlqyeshme mes dy vendeve janë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Francë në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.