
Sonte në POLITIKO me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, po diskutohet për paknaqësitë e LDK-së, me rezultatin e fundit në zgjedhjet e 7 qershorit.
Tema e sonte e debatit është: ‘Trazohen’ ujërat në LDK – Koalicioni me VV-në i (pa)mundur?!”.
Lidhur me këtë temë, dhe duke e komentuar deklaratën e Lutfi Hazirit për bashkëpunim me VV-në, analisti Halil Matoshi ka theksuar se Haziri duhet me ditë se Albin Kurtin, Vjosa Osmanin kurrë nuk e nominon për presidente.
“Tash Lutfi Haziri me këtë deklaratë ia ka çelë vetit derën pak, njëfarë deriqje për president”, tha Matoshi në mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10