
Mesfushori Amadou Onana ishte në listën e dëshirave të Barcelonës për merkaton e verës.
Megjithatë, kjo marrëveshje nuk u realizua për shkak të krizës financiare nëpër të cilën po kalon klubi katalan.
Onana në verë u largua nga Evertoni, për të kaluar te skuadra tjetër angleze, Aston Villa për shumën e 60 milionë eurove.
Barcelona raportohet se sërish ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit 23-vjeçar, por ky operacion nuk do të jetë aspak i lehtë.
Në listën e dëshirave të Barcelonës për një mesfushor me tipare defanzive është edhe Joshua Kimmich.