Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Totaj takon nënkryetarin e Parlamentit Europian z.Rainer Wieland

Gazeta10
23 September 2022 - 16:01

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar nënkryetarin e Parlamentit Europian z.Rainer Wieland, raporton Gazeta10.

Totaj ka takuar z.Wieland së bashku me zyrtarët e kabinetit të tij në një drekë pune.

Kryetari i Prizrenit e ka njoftuar atë për jetën në Prizren në të gjitha aspektet si dhe për zhvillimine projekteve që po ndodhin atje.

Nga takimi është thënë se janë gjetur rrugë të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të kabinetit, takoi Nënkryetarin e Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, i shoqëruar me delagacionin e tij, në një drekë pune, të cilët fillimisht i informoi për jetesën multidimensionale në Prizren dhe zhvillimin e projekteve në çdo cep të Komunës së Prizrenit.

Gjatë bisedës u hapën shtigje të reja për bashkëpunim në të ardhmen, në shumë fusha që prekin drejtpërdrejt qytetarët”, ka shkruar Totaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.