
Juristja Drita Lulaj në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar hapjen e zyrës së re të Kanal10 në Mynih të Gjermanisë.
Ajo ka uruar mirëseardhjen e televizionit të gazetarëve në Gjermani duke shtuar se shqiptarët janë duke u afruar gjithmonë e më shumë në mes vete, raporton Gazeta10.
“Është dëshira jonë e madhe që të dim dhe të përkrahim apo të jemi pjesë e çdo gjëje që po ndodh atje, ne jetojmë këtu, kontribojmë këtu, jemi integru këtu, ne kur bisedojmë me gjermanët na thojnë se ju trupin e keni këtu por mendjen e keni në Kosovë, ky është realiteti, mirëserdhët dhe po besojë se jemi duke u afruar më shumë dhe do të kemi mundësi të bëjmë më shumë edhe per komunitetin këtu por edhe për Kosovën”, tha ajo në Kanal10.
Lulaj ka thënë se shqiptarët janë duke u integruar shumë shpejtë në Gjermani dhe me punë po e tregojnë veten./Gazeta10