Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Greva i lë larg bankave 25 të mitur në Qendrën Korrektuese

Gazeta10
23 September 2022 - 20:09

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

As të miturit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, nuk janë përjashtuar nga greva e arsimit. Ata thonë se shtatori po përfundon, ndërsa po presin lajmin që ta nisin mësimin. Zyrtarët e qendrës thonë se po mundohen që nga mungesa e shkollës t’i angazhojnë vazhdimisht në aktivitete dhe trajnime të ndryshme profesionale, raporton Kanal10.

Librat i ka shumë qejf. Andaj, shumicën e kohës e kalon në bibliotekë, ndonëse do të duhej të ishte në orë mësimore. E për t’u ulur në këto banka dhe për ta vazhduar mësimin për A.K është e pamundur, pasi që edhe mësimdhënësit e Qendrës Korrektuese në Lipjan, nuk u përjashtuan nga greva.

Edhe K.T, i cili ka 8 muaj që vuan dënim, thotë se çdo të hëne pret lajmin që ta nisë procesin mësimor, mirëpo kjo nuk po ndodhë tash e tre javë.

Në mungesë të vijimit të mësimit, thotë se gjatë ditës po merret me aktivitete të ndryshme dhe trajnime profesionale.

Zyrtarë të Qendrës Korrektuese thonë se pesha e mësimit është e pazëvendësueshme, por pavarësisht kësaj i angazhojnë të miturit në aktivitete e trajnime të ndryshme.

Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, mësimin do të duhej ta vijonin rreth 25 nxënës.

Profesorët, të cilët ligjërojnë janë të dedikuar vetëm për të miturit e kësaj qendre korrektuese. Për dallim nga ajo e Lipjanit, në Burgun e Dubravës po zhvillohet mësimi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.