Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lumir Abdixhiku takohet me Eurodeputetin austriak Lukas Mandl

Gazeta10
23 September 2022 - 21:36

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka takuar eurodeputetin austriak, Lukas Mandl.

Abdixhiku thotë se Mandl është mik i rrallë i Kosovës, pasi në çdo paraqitje të tij flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë dhe për të ardhmen e Kosovës si pak zëra tjera në Evropë.

“Lukas Mandl, eurodeputeti austriak, është një ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian. Në Kongresin e fundit të Partive Popullore Evropiane ai madje sponsorizoj rezolutën tonë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Rezoluta morri mbështetjen e mbi 500 delegatëve aty”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebooj.

Tutje, Abdixhiku ka publikuar pamje nga dreka me Mandl bashkë me bashkëpunëtorët e LDK-së, teksa thotë se e falënderuarn në emër të të gjithë kosovarëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.