
Pa asnjë fitore pas pesë ndeshjeve të fazës grupore dhe vetëm edhe një për tu zhvilluar, Anglia e Gareth Southgate, nënkampione e Evropës ka rënë nga Liga A e Kombeve në Ligën B të Kombeve sonte, me disfatën e pësuar nga Italia.
Italia ka shënuar fitoren e dytë në grup dhe është në garë për vendin e parë dhe finalet e Ligës së Kombeve, derisa Anglia për herë të parë në histori të garës, bie në Ligën B të Kombeve.