Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konfirmim për Gazeta10: Dy të lënduar nga aksidenti në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Gazeta10
24 September 2022 - 15:31

Një aksident trafiku ka ndodhur sot, 24 shtator, në orët e pasditës në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc, raporton Gazeta10.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku ka njoftuar se si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar edhe dy persona të cilët janë sjellur në Spitalin e Gjilanit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju njoftojmë se sot më 24.09.2022 në orët e pasditës në fshatin Bresalc komuna Gjilan, ka ndodhë një  aksident trafikut. Si pasojë e asidentit perveç demeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona të cilët janë sjellur në Spitalin e Gjilanit ku jane duke u trajtuar por jashtë rrezikut për jetën. Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal.”, tha Hashani./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.