Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E dhimbshme: Ky është 64 vjeçari që vdiq në aksidentin e rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Gazeta10
04 October 2024 - 17:00

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” që ndodhi rreth një ore më parë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, personi i lënduar nga ky aksident ishte transportuar me urgjencë për në spital, por sipas informacioneve të fundit nga Policia, thuhet se ka ndërrrua jetë.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktima e këtij aksident tragjik është Sokol Thaçi rreth 64 vjeçar, i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ku tha se personi i lënduar nga ky aksident ka ndërruar jetë.

“Lidhur me informatën e parë për aksidentin në autostradë, tashmë nga njësia policore është pranuar informata se, ekipi mjekësor ka konstatuar se një person i përfshirë në aksident është pa shenja jete. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.