
Afaristi shqiptar në Gjermani, Isak Neziri në televisionin Kanal10 tregoi edhe për vështirësitë që kompania e tij i ka pasur gjatë kohës së pandemisë.
Më saktësisht në vitin 2020 kur kjo periudhë ishte e vështirë për të gjithë, por që Neziri këtë periudhë e menaxhoi në mënyrën më të mirë.
“Fillimi i vitit 2020 na ka sjellur një sfidë të jashtëzakonshme, pasi që jemi ballafaquar me vështirësi pamvarësisht që jemi një kompani me shumë të punësuar, vetëm që mos ta largojmë asnjë puntorë nga puna dhe ata edhe pas 2 viteve të mbesin stabil me gjendjen ekonomike, të gjithë ata puntorë që punan në pandemi me ne jemi ende bashkë, në vitin 2022 mendova që kompaninë ta dorëzojë tek gjeneratat e reja më përkatësisht tek fëmijtë e mij”, tha ai në televisionin e gazetarëve./Gazeta10