Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I mbijetuari Mustafa: Filluan të ja u japin nga një plumb edhe për së vdekuri, nënës tem, gjyshes tem edhe motrave të mija (VIDEO)

Gazeta10
24 September 2022 - 22:37

Në emisionin “Përtej tregimit”  me Valentina Ahmetin në Kanal10, Sylë Mustafa, ka ndarë rrëfimin e tij për humbjen e familjarëve të tij në Maskarën e Ticës.

Teksa ka treguar paraprakisht rrethanat deri tek momenti kur ai dhe familjarët e tij janë ballafaquar me sulmin serb ai ka ndarë edhe komunikimin e fundit me familjarët e tij.

“Nana mu afru dhe e plagosur më tha Sylë, i thash nanë qu ikum, tha Sylë ishalla pshton ti se boll është vec ti me pshtu edhe m’ka marrë m’ka mbulu me trup të vetin, e gjakosur komplet edhe aty domethanë veç ka vdekë edhe nana jem”, ka vazhduar ai rrëfimin.

Mustafa ka rrëfyer edhe për vrasjen e motrave të tij si dhe momentin kur atij i është dashur të bënte sikur i vdekur.

“Edhe motrën time nga distanca e kanë vra të madhen dhe të voglen, të dyjat. Mas pak kohe, si me thanë mas pesë minutave, kanë ardh shkijet aty afër edhe kanë fillu të na prekin të gjithëve me këmbë, me kqyrë a jemi gjallë a jo. Mu po ma hin me këmbë edhe unë u bana sikur jam i vdekur, nuk lëviza hiq”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se ka pasur aq frikë nuk e ka ditur si po merr frymë.

“Frika ka qenë tepër e madhe, se di as qysh kam marrë frymë. Edhe e vrejtën që nuk ka kurgjo diçka, nuk ka njerëz të gjallë, dhe filluan të ja u japin edhe nga një plumb edhe për së vdekuri dmth, nënës tem, gjyshes tem edhe motrave të mija. Aty vetëm unë fammirësisht kam pshtu, pa marrë plumba, pa marrë kugjo”, ka vazhduar ai më tej rrëfimin. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.