Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Cramon reagon pasi Serbia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë: Rruga për në BE nuk kalon nga Moska

Gazeta10
24 September 2022 - 23:36

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Von Cramon, ka reaguar pasi Serbia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Rusinë, duke thënë se rruga për në BE nuk kalon nga Moska, raporton Gazeta10.

Cramon ka thënë se kjo marrëveshje po nënshkruhet në mes një lufte të frurishme.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan plan për bashkëpunim në të ardhmen me agresorin Rusinë”, ka shkruar Von Cramon.

Cramon më tej ka thënë kjo ndoshta është sinjal që Bashkimi Europian t’i ngrijë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë.

“Ose ndoshta është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.