
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të mallrave serbe, ka nxitur reagime të shumta në vend.
Për këto vendim është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun në Kanal10.
Komentatori politik, Halil Matoshi e ka vlerësuar në interes të shteti heqjen e bllokadës ndaj mallrave serbe.
Sipas tij, Albin Kurti nuk ka qare pa i realizuar vendimet ndërkombëtare, raporton gazeta10.
“Kurti e ka bërë një akt që është në interes të shteti sepse na rrezikonte CEFTA-n dhe përmes CEFTA-s edhe gjithë procesin e Berlinit. Prandaj ky e ka bë një akt të domosdoshëm, nuk ka bë heroziëm. Dhe për këso aktesh kurrë nuk ndëshkohet në votë, ky njëri nëse e zbaton krejt marrëveshjen e Brukselit nuk e humb asnjë votë. Albin Kurti e di që marrëveshjet ndërkombëtare qare s’ka pa i realizuar”, ka thënë ndër të tjerash Matoshi. /Gazeta10/