
Dy autorët u larguan nga vendngjarja me motor dhe të pajisur me skafandra
Rreth orës 09:55 të kësaj të diele, dy persona të pajisur me skafandra dhe motor, hapën zjarr ndaj 44-vjeçarit Artan Myrtaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi m’u në qendër të Sarandës, te ish-agjencia e vjetër, në sytë e qytetarëve. Siç raportohet, 44-vjeçari ndërroi jetë në vend, ndërsa i plagosur mbeti një kalimtar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.