Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kapet në Morinë 34-vjeçari nga Ferizaj, kërkohej nga autoritetet gjermane për trafik droge

Gazeta10
20 September 2026 - 11:41

Një 34-vjeçar nga Ferizaj është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin shtetasin kosovar Y. A., 34 vjeç, banues në Ferizaj.

Sipas verifikimeve të kryera dhe informacionit të shkëmbyer me Interpol Tiranën, 34-vjeçari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Wiesbadenit në Gjermani i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, sipas legjislacionit penal gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët gjermanë, po vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit drejt Gjermanisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.