Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama e quan Raportin e Dick Martyt famëkeq, ndërsa atë tregimtar (VIDEO)

Gazeta10
25 September 2022 - 10:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar fjalimin e tij të djeshëm në OKB, raporton Gazeta10.

I pari i Qeverisë së Shqipërisë ka thënë se Raporti i Dick Martyt është famëkeq ndërsa Marty tregimtar.

Rama ka thënë se Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për mbrojtjen e luftës çlirimtare të Kosovës.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“SHQIPËRIA nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës dhe rishikimin e Rezolutës së Këshillit të Europës në mbështetje të raportit famëkeq të tregimtarit Dick Marty!”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje ka mbajtur një fjalim në OKB ku ndër të tjera ka dhënë mbështetje për Kosovën në raport me njohjen nga Serbia si dhe kundërshtimin e  Raportit të Dick Martyt. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.