
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka votuar në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila njëherit synon drejtimin e grave të Vetëvendosjes, raporton Gazeta10.
Haxhiu ka ftuar të gjithë anëtarët e LVV-së që të bëhen pjesë e këtij procesi.
Tutje, Haxhiu ka thënë se sivjet për herë të parë është themeluar organizata e rinisë dhe ajo e gruas.
Këtu keni statusin e plotë:
“Sot është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku secili prej nesh, si anëtarë të Lëvizjes, ushtrojmë të drejtën tonë për të vendosur për organe e struktura të reja dhe për përfaqësuesit tanë.
Ftoj të gjithë anëtarët që të shfrytezojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes, për të vendosur jo vetëm për lëvizjen por edhe për vendin përmes votimit të tyre në organizatën politike më të madhe në vend.
Sivjet për herë të parë po themelojmë edhe organizatë atë të rinisë dhe gruas.
Përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10