
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke e komentuar grevën në arsim, ka thënë se duhet të kuptohet gjendja e shtetit në kontekstin e ndaljes së grevës, raporton Gazeta10.
Konjufca ka thënë se duke marrë parasysh edhe pakon e inflacionit nuk ka shumë hapësirë për ankesa.
Tutje, Konjufca ka thënë se së shpejti vjen Ligji i Pagave të cilin e ka quajtur si zgjidhje të arsyeshme.
“Kur kombinohet pako e infalcionit nuk ka shume haëpsirë për ankesa të paarsyeshme. unë e di që kërkesat janë të mëdha, çdo qytetar ka nevojë për të ardhura më shumë, duhet me kuptu gjendjen e shtetit. Ligji i pagave shumë shpejt vjen, e ka përfundu diskutimin publik. Kjo është zgjedhje më e arsyeshme”, ka thënë Konjufca.
Këto komente Konjufca i bëri pas votimit në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje. / Gazeta10