
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK po rritet, raporton Gazeta10.
Abdixhiku ka thënë se LDK është themeluese e demokracisë dhe shtetit të Kosovës.
“LDK është themeluese e demokracisë dhe e shtetit, dhe natyrshëm është edhe kujdestare e të dyjave”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje, Abdixhiku ka thënë se mbështetja për LDK-në është dyfishuar.
“Kështu të bashkuar në ide e vizion të përbashkët, lidhja jonë, përveçse është siguri drejt fitoreve të reja, është edhe vetë siguria për zhvillimin e Kosovës. Ne, bashkë dhe me arsye po rritemi. Bashkë dhe me arsye mbështetja për LDK-në u dyfishua”, shtoi Abdixhiku.
Këto komente Abdixhiku i ka bërë në kuadër të Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të kësaj parti ne Shtime. / Gazeta10