
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas audio-incizimeve të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radoiçiq duke thënë se për këto koordinime ka pasur urdhër nga Kryeministri Albin Kurti.
Sipas saj, këto janë pazare në dëme të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
E vyeshmja e Albin Kurtit është koordinuar me kryekriminelin dhe terroristin, Millan Radoiciqin për çdo veprim e votim në Kuvend.
Për këto koordinime ka pas urdhër nga Albin Kurti. Le të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Millanit në kompensim të votave?
Pazare në dëme të Republikës.
Ju ka ardhur fundi Kryeministër.