Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Keqpërdorimet në ministri, arrestohet Naser Hafizi në Aeroportin e Prishtinës

Gazeta10
10 October 2024 - 16:36

Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ai nuk ndodhej në Kosovë të martën kur u zhvillua aksioni i Policisë në koordinim me Prokurorinë Speciale, që rezultoi me arrestimin e zv/sekretarit Izedin Bytyqi.

Bytyqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse Hafizi për veprat “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Hetimet për dyshen kishin nisur vitin e kaluar dhe ata dyshohen se kundërligjshëm, duke bashkëpunuar në vazhdimësi me persona të tjerë, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për rreth 6 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.