Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një muaj paraburgim për personin që kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi

Gazeta10
11 October 2024 - 17:17

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se vendosur në çështjen penale për të pandehurin D.D, për shkak se të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosje.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin D.D, andaj të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund ta përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë apo ndonjë vepër tjetër penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është e arsyeshme për rrjedhjen e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.