Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Klinaku i OVL-UÇK-së kritikon Qeverinë Kurti: Së pari ‘luftë’ me veteranët, pastaj me policinë, e tash me ushtrinë

Gazeta10
12 October 2024 - 11:32

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me situatën në FSK.

Ai ka vlerësuar se problemet me ushqim në ushtri nuk janë të rastësishme.

Klinaku përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti kishte probleme me veteranët e UÇK-së, pastaj me Policinë e Kosovës dhe tash me ushtrinë.

“Së pari ‘luftë’ me veteranët e luftës së UÇK-së, pastaj ‘luftë’ me Policinë e Kosovës, e tash ‘luftë’ me ushtrinë e Kosovës – FSK, cili është fundi!?”, ka shkruar Klinaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.