Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Fola me mërgimtarë në SHBA për mundësitë dhe mënyrat konkrete për investime amerikane në Kosovë

Gazeta10
21 September 2026 - 15:19

Kryeministri Albin Kurti tha se, në një mbrëmje të organizuar në Westchester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka biseduar me mërgimtarë për mundësitë që ata të investojnë në Kosovë.

“Për dekada me radhë, përmasa e mbështetjes dhe roli i mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikurse bashkatdhetarëve gjithandej botës, kanë qenë jetike për mirëqenien si qytetarë dhe triumfin e Kosovës në luftën për liri dhe angazhimin për shtetndërtim”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kurti tha se “Republika e Kosovës, shtet i pavarur, sovran, demokratik e me zhvillim të qëndrueshëm, ofron mundësi të shkëlqyeshme për investime”.

Kësisoj, sipas tij, “për dallim nga dekada më parë, tash bashkatdhetarët nuk kanë nevojë të sakrifikojnë për të kontribuuar, sepse mund të investojnë për të fituar”.

“Në mbrëmjen e organizuar me Data4X dhe Ed e Barbara Hammel në rezidencën e Richard Lukajt në Westchester, me bashkatdhetarë, si dhe investitorë e politikanë amerikanë, përfshirë ish-kryetarin e Hartfordit, Luke Bronin, biseduam për mundësitë dhe mënyrat konkrete për investime amerikane në Kosovë dhe rolin lehtësues të mërgatës sonë në këtë drejtim. Republika jonë është partnere në të cilën mund të llogarisin dhe gjejnë mbështetje”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.