Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Quni fajëson Qeverinë për dështimin në furnizimin me ushqim: Po i rrezikojnë ushtarët e Kosovës

Gazeta10
12 October 2024 - 11:54

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Mbrojtjes Anton Quni, në një konferencë për media, ka ngritur shqetësimet e LDK-së lidhur me krizën e ushqimit për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Quni ka thënë se dështimet e qeverisë në furnimin me ushqim, po rrezikojnë ushtarët e Kosovës.

‘’Situata nuk është thjesht një çështje e vonesave në ushqim—është një çështje shëndeti, sigurie dhe gatishmërie operacionale. Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi dhe infeksionit për shkak të kushteve të përkeqësuara higjienike dhe shërbimeve ushqimore të pasigurt’’, tha Quni gjatë konferencës.

Duke kritikuar Qeverinë lidhur me krizën, Quni tha se ndodhemi sot në këtë gjendje shkaku i varësisë së qeverisë karshi kontratave emergjente për blerje.

‘’Pse jemi në këtë situatë? Është për shkak të varësisë së qeverisë nga kontratat emergjente për blerje, të menaxhuara pa transparencë ose llogaridhënie. Këto zgjidhje të përkohshme dhe të rastit po e rrezikojnë shëndetin dhe moralin e forcave tona’’, shtoi Quni.

Tutje ai tha se nën drejtimin e LDK-së blerja e ushqimit dhe shërbimeve të tjera thelbësore për FSK-në do të menaxhohen me profesionalizëm, transparencë dhe parashkim.

“LDK ka një plan të qartë për ta rregulluar këtë. Nën drejtimin tonë, blerja e ushqimit dhe shërbimeve të tjera thelbësore për FSK-në do të menaxhohen me profesionalizëm, transparencë dhe parashikim. Ne do të prezantojmë standarde ndërkombëtare për të siguruar që ushtarët tanë të mos lihen më kurrë në një pozita të tillë të rrezikshme”, ka thënë Quni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.