Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Një person gjendet pa shenja jete në Pejë, policia po e heton rastin

Gazeta10
14 October 2024 - 10:10

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Çarshinë e Gjatë në Pejë.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa rasti po hetohet.

“Policia rreth orës 07:25 është informuar se në Çarshinë e Gjatë në Pejë një person është i shtrirë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti po hetohet”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.