Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petar Boshkoski emërohet menaxher i shitjes i Coca-Cola HBC Kosovo

Gazeta10
15 October 2024 - 11:37

Petar Boshkoski është emëruar menaxher i shitjes në Coca-Cola HBC Kosovo. Boshkoski i bashkohet një ekipi të profesionistëve  të përkushtuar për ta ofruar një llojllojshmëri  të disa prej markave kryesore të pijeve përmes kompanisë që ka qenë partnere e besueshme për komunitetin lokal qe më shumë se 20 vjet.

Gjatë tërë karrierës së tij, Boshkoski e ka ndërtuar me sukses shtegun e tij profesional në disa prej zyreve  të kompanive të huaja dhe rajonale, duke e sjellë një përvojë të gjerë në industrinë e FMCG (Fast Moving Consumption Goods). Meqë ka mbajtur pozita kyçe në operacionet tregtare, Boshkoski është shumë kompetent në planifikim dhe pozicionim strategjik të kategorive të ndryshme të produkteve në treg, duke përfshirë pijet, birrën, pijet energjike dhe produktet inovative të duhanit.

Përvoja e tij në ekipet udhëheqëse ndërfunksionale do ta plotësojë ekipin e ekspertëve lokal për t’i garantuar rezultatet më të mira dhe për t’i hulumtuar mundësitë për rritje dhe partneritete të reja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.