Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ismet Munishi ndez derbin Prishtina – Drita

Gazeta10
26 Shtator 2022 - 15:30

Të mërkurën do të luhet ndeshja mes dy rivalëve të futbollit kosovar, Prishtinës dhe Dritës, raporton Gazeta10.

Kjo është ndeshja e mbetur e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri I ‘bardhekaltërve’, Ismet Munishi, para ndeshjes me Dritën ka deklaruar se të mërkurën do të tregojmë se kush është Prishtina.

“Të mërkurën do të tregojmë se sa e madhe është Prishtina, sepse ‘rrethet’ kanë filluar ta çojnë kokën si shumë. Pilsat do të bëjnë atsmoferën siç i ka hije klubit më të madh shqiptar”  ka thënë Munishi.

Prishtina nuk ka ecuri të mirë ndaj Dritës, pasi është mposhtur nga ‘Intelektualët’ në tri ndeshjet e fundit.

Ndeshja Prishtina – Drita do të luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 19:00. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.