
Daut Haradinaj – vëllau i Ramush Haradinajt, ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit të Kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj.
Haradinaj përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, i ka dërguar të fala Ferajt, raporton Gazeta10.
“Të fala nga ne të gjallët!”, ka shkruar Haradinaj, ku shihet në fotografi me ish komandatin e UÇK-së, kreun OVL-UÇK-së në Deçan, Avdyl Mushkolajn.
Hysamedin Feraj, sot tha se Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duhet të përgjigjet se pse nuk e vrau Serbia atë gjatë luftës, por vëllezërit e tij./Gazeta10