Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Araujo vendos të operohet, humbet Botërorin “Katari 2022”

Gazeta10
26 September 2022 - 16:53

Ronald Araujo nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares së Uruguajit për Botërorin “Katari 2022”, shkruan Gazeta10.

Araujo ka pësuar një lëndim në ndeshjet e shtatorit me Kombëtaren dhe pas pak ditësh ai do t’i nënshtrohet një operacioni në gjurin e djathtë.

Pasi t’i nënshtrohet këtij operacion ai do të jetë jashtë fushave për rreth 2 muaj me ç’rast do të mungojë edhe në Kampionatin Botëror.

23-vjeçar po kalonte nëpër një formë mjaft të lartë dhe është shndërruar në shtyllën e mbrojtjes së Barcelonës në dy edicionet e fundit.

Këtë sezon, mbrojtësi uruguajan ka zhvilluar shtatë ndeshje me ekipin katalan në të gjitha kompeticionet.

Sezonin e kaluar ai rinovoi kontratën me Barcelonën, që e mban atë në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

Pushimi i ndeshjeve me Kombëtare ka qenë fatal për Barcelonën deri më tani, pasi përveç Araujos, me kombëtaret e tyre janë lënduar edhe Jules Kounde dhe Memphis Depay. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.