
Trent Alexander-Arnold me shumë gjasë në verë do t’i japë fund aventurës së tij te Liverpooli.
Kontrata e mbrojtësit anglez me “The Reds” skadon në fund të sezonit dhe palët ende nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit, duke lënë çdo gjë hapur për të ardhmen e tij.
Mediat në Angli raportojë se Liverpooli ka filluar të pajtohet me faktin e Arnold mund të mos e rinovojë kontratën.
26-vjeçari është formuar si futbollist te Liverpooli, teksa tani po kalon edicionin e tij të nëntë në ekipin e parë.
Real Madridi është duke e monitoruar situatën e Alexander-Arnold dhe me shumë gjasë e ardhmja e tij do të jetë në “Santiago Bernabeu”.