Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Arrestohet një i dyshuar për rrëmbim në Gjilan

Gazeta10
21 October 2024 - 11:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “rrëmbim”.

Sipas njoftimit të Policisë ai dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë më 7 korrik kishin kryer veprën penale.

“Me datën 20.10.2024, Njësiti i Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në vazhdën e hetimeve dhe si rezultat i veprimeve operative-hetimore kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit A.C. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë në koordinim dhe mbështetje edhe nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari thuhet se vënë në kërkim policor që nga data 20.07.2024 me dyshimin se në bashkëkryerje edhe me tre persona të tjerë të arrestuar më herët ka qenë të përfshirë në kryerje të veprën penale.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari thuhet se është mbajte për 48 orë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.