Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Promovohet libri ‘Change the Mood’, hapet ekspozita e projekteve nga Maden Group

Gazeta10
21 October 2024 - 16:46

Më datë 18 tetor 2024, në Modelarium të Fakultetit të Arkitekturës, u promovua libri “Change the Mood” dhe u hap ekspozita e projekteve nga Maden Group, e cila do të jetë e hapur deri më 25 tetor 2024.

“Change the Mood” është një libër që dokumenton rrugëtimin e Maden Group nga viti 2009 deri në ditët e sotme. Libri është i ndarë në dy faza: 2009-2019 dhe 2020-2024, dhe përmban një llojllojshmëri projektesh që dëshmojnë avansimin dhe profesionalizimin e kompanisë në këtë periudhë.

Përveç përshkrimit të projekteve, libri ofron një vështrim në ekipin e Maden Group dhe rëndësinë e çdo anëtari, duke përfshirë udhëtimet e ekipit dhe aktivitete që, përveç punës, shërbejnë për relaksim dhe forcojnë lidhjet brenda kompanisë.

Po ashtu, Maden trajton mënyrën e funksionimit të punës, duke ofruar një shembull të shkëlqyer se si ndarjen e detyrave në një kompani kontribuon në zhvillimin të kompanisë. Çmimet ndërkombëtare janë një tjetër dëshmi e suksesit të Maden Group gjatë viteve.

Ekspozita përfshin 36 projekte të Maden Group, të cilat janë vendosur në një ambient që kombinon modernitetin me antikitetin e Modelariumit. Dizajni i librit është realizuar nga Project Graphics, ndërsa printimi dhe detajet janë përkujdesur nga Art GraphicsKs.#

Në një kontekst pozitiv, Maden Group kujton se brenda çdo individi ekziston një gradient emocionesh, një pasuri shumëngjyrëshe e autentike. Çdo individ është unik dhe sfida është të zbulojmë “mood”-in tonë identifikues.
Ky është mesazhi që Maden Group ka përcjellë gjatë këtyre 15 viteve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.