Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbillet një pemë në kujtim të Ambasadores Tina Kaidanow në oborrin e Ambasadës së SHBA’së

Gazeta10
21 October 2024 - 17:11

Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mbjellur një pemë për nder të Ambasadores së parë të SHBA’së në Kosovë Tina Kaidanow, e cila vdiq disa ditë më parë.

“Sot iu bashkova Ndihmës Sekretarit të Shtetit O’Brien dhe komunitetit të Ambasadës së SHBA’së Prishtina në një ceremoni dedikimi dhe mbjelljeje peme në kujtim të ambasadores Tina S. Kaidanoë, ambasadores së parë të SHBA-së në Kosovë. Kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë” thuhet në njoftimin e Ambasdës së SHBA’së në Prishtinë që citon fjalët e Hovenier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.