Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Matoshi: Çdokush që flet kundër Kurtit, nëse nuk shkon në burg e bëjnë me folë vetëmeveti

Gazeta10
26 September 2022 - 21:00

Halil Matoshi – komentator politik ka thënë se në LVV më nuk ka guxim askush të adresojë apo propozojë gjëra.

Sipas Matoshit, kjo është për shkak se çdokush që flet kundër Albin Kurtit, nëse nuk shkon në burg, e bëjnë me folë vetëmeveti, raporton Gazeta10.

“Unë nuk thash pse u zgjedh Kurti, sepse pajtohem se është personi më i fuqishëm në shtet sot, edhe në spektrin politik. As zgjedhjen e tij nuk e kontestoi askush, por vetëm u kontestua vetëm mënyra që nuk i ka përmbyshë kriteret demokratike. Për me qenë një garë vëeretë demokratike duhet me çelë debat brenda subjektit, me lanë lirinë me propozu, me debatu së paku një muaj ditë. Në VV  nuk flet askush më, nuk ka guxim më, sepse çdokush që flet kundër Kurtit nëse nuk shkon në burg, e bëjnë me folë vetemeveti, ju e dini këtë”, ka thënë ai në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.