Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hovenier për vizitën e O’Brien: Patëm biseda të rëndësishme me udhëheqësit e Qeverisë për partneritetin me ne

Gazeta10
22 October 2024 - 11:05

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka shkruar për vizitën e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, dje në Prishtinë, i cili u takua me krerët e shtetit.

Hovenier sot shkroi se kanë pasë biseda të rëndësishme me liderët kosovarë për partneritetin me SHBA-në, si dhe për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Faleminderit Ndihmëssekretarit O’Brien për vizitën e tij në Kosovë. Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe europian”, ka thënë Hovenier.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.