
Psikologu Ron Kastrati në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka folur rreth temës se sa real jemi në jetën tonë.
Ai tha se si individ nuk mund të jemi 100 % real në jetën tonë publike, raporton Gazeta10.
“Edhe po të duam nuk mund të jemi 100 % real në jetën publike në paraqitjen publike sepse na cenzuron ajo ndienja emocioneve, mendimeve të shumta se çfarë tjetri mendon ose përcepton në raport me mua apo me personin që ekspozohet në paraqitjen publike”, tha ai në Kanal10./Gazeta10