
Kryetari i komunës së Podujëves, Shpejtim Bulliqi në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka folur rreth përplasjes që ka ndodhur në mbledhjen e AAK-së.
Krejt kjo përplasje ka ndodhur si pasojë e mos antarësimit të një antari të LVV-së në Asociacionin e Komunave të Kosovës, raporton Gazeta10.
“Ne ka kohë që e kemi parashtru një kërkesë që brenda bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës ta kemi një përfaqësues tonin i cili sipas rregullativave ligjore na takon si subjekt politik sepse jemi subjekti politik që kemi gjashtë komuna në qeveri, dhe conform kësaj na takon ta kemi një antar, por sigurisht nuk është aprovuar kjo kërkesa e jonja me një arsyetim të kotë”, tha ai në Kanal10./Gazeta10