Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Duhet me shku në fshat tjetër me marrë uji me pi” – Banorët e Gradicës së Drenasit probleme me ujërat e zeza

Gazeta10
23 October 2024 - 10:31

Banori Haxhi Dibrani nga fshati Gradicë e komunës së Drenasit është ankuar për problemin me ujërat e zeza.

Ai tregoi se duhet të shkojnë në një fshat tjetër për të marrë ujin për pije dhe për pastrim, raporton Gazeta10.

“Me këtë problem jemi duke u përball që nga pas lufta, jemi shtatë shtëpi këtu që nuk kemi kanalizim, krejt ujërat e zeza bien në bunarët e tonë, për pastrim edhe për pirje shkojmë në një fshat tjetër, por shyqyr i kemi kushtet për të shkuar me marrë ujë se nëse nuk do të kishnim atëherë do të ishte shumë e vështirë”, tha ai në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.