Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Aksidentohet një polic në Lipjan, pëson lëndime të rënda pasi u godit nga një furgon

Gazeta10
23 October 2024 - 13:10

Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion është ngritur si një shqetësim i madh në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohet për aksidente të shumta dhe në shumicën prej këtyre rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve dhe shkeljes së rregullave.

Një aksident i rëndë ka ndodhur edhe të martën, në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Lipjan, ku një motoçiklist u godit nga një furgon.

Sinjali ka mësuar se shoferi që drejtonte motoçikletën është një zyrtar policor, 27-vjeçar.

Bazuar në informacionet e para, polici ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e goditjes dhe menjëherë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Shoferi i furgonit është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.