
Në Bruksel pak pas orës 09:00 ka nsiur takimi i delegacionit nga Beogradi i udhëhequr nga Peter Petkoviq, me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kështu raporton media serbe, Tanjug.
Delegacioni nga Kosova në këtë takim, përfaqësohet nga kryenegociatori Besnik Bislimi.
Lidhur me këtë takim në nivel kryenegociatorësh, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të mërkurën se temë do të jetë Marrëveshja e Ohrit./Gazeta10