
Prindërit në fshatin Zasellë të Mitrovicës janë ankuar se mungon transporti nga ky fshat për në shkolla.
Drejtoresha e arsimit në Mitrovicë, Drita Kadriu ju është përgjigjur kësaj ankese duke thënë se ka mbetur shumë pak kohë të zgjidhet ky problem me transportin, raporton Gazeta10.
“Po janë shumë afër për me u mbyll procedurat për transportin e nxënësve në nivel komune, pritet vetëm nënshkrimi i kontratave me operatorët”, tha ai në Kanal10.