Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abazi: Deputetët e LVV-së s’po guxojnë të vijnë në Kuvend, kjo është çmenduri

Gazeta10
24 October 2024 - 13:58

Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se ka tendencë për ngulfatej të demokracisë, ndërsa komentoi mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për menaxhimin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ai tha se “ideja për ta zhbërë demokracinë është pikërisht kjo mendësia kur deputetët nuk guxojnë me ardhë me u ulë në vendet e tyre”.

Abazi i falënderoi deputetet Doarsa Kica e Drita Millaku, të cilat nga grupi parlamentar i LVV-së kaluan në LDK.

“Unë po dua t’i falënderojë publikisht Drita Millakun, Doarsa Kicën e deputetëve tjerë të cilët e kanë kuptu dhe nuk iu kanë nënshtruar diktatit dhe idesë që nuk guxon me debatu në demokraci për çështje të interesit publik. Ky është paradoks. Kjo është çmenduri”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.