Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti e viziton DOKUTECh, mbi 900 të ftuar diskutojnë për inovacionet teknologjike

Gazeta10
24 October 2024 - 14:19

Kryeministri Albin Kurti të enjten ka marrë pjesë në ditën e dytë në edicionin i 11-të të DOKU.TECh ku mbi 900 të ftuar diskutojnw për inovacionet teknologjike.

Kreu i Qeverisë pa nga afër punimet në DOKUTECh pjesë e iniciativës më të madhe OctoberTech Kosova, një projekt vizionar i udhëhequr nga Qeveria e Kosovës për të ofruar një hapësirë ​​ku lojtarët kryesorë në teknologjinë dixhitale mund të bashkohen për të promovuar inovacionin, për të shkëmbyer njohuri dhe për të ndërtuar bashkëpunime që e çojnë industrinë përpara.

Adelina Qarri-Hoxha, zyrtare e lartë e projekteve ne Ipko Foundation, njëherësh menaxhuese e projektit, ka thënë se ky është viti i njëmbëdhjetë që po organizohet DOKU.TECh, kësaj here në kuadër të nismës “October Tech Kosova”.

Ajo ka theksuar se po punojnë më së shumti me të rinj sepse njohja dhe praktika e teknologjisë është shumë e rëndësishme për moshat e reja dhe zhvillimin e vendit./EO

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.