Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident i rëndë në Drenas, përfshien tri vetura dhe lëndohen tre persona

Gazeta10
26 October 2024 - 19:46

Sot rreth orës 18:00 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident janë përfshirë tri vetura, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.