
Projekti “Kultivimi i lidhjeve”, Heta ndaj detaje“Stacion” është projekt më i ri i Qendrës për Art Bashkëkohor në Prishtinë. Albert Heta, pjesë e saj në emisionin “Raport” të Kanal10 dha më shumë detaje, raporton Gazeta10.
Heta bëri të ditur se përmes këtij projekti është tentuar krijimi i hapsirave për diskutim dhe asaj se si po trajtohen problemet e së kaluares.
“Ajo çka ne e kemi bërë, kemi tentu me kriju ende hapsirë për diskutim. Edhe si trajtohen problemet e të kaluarës, roli në këtë rast i artit edhe në një far kujtese kolektive, sidomos në Kosovë ku kanë ndodh krime masive. Masterklasa e parë në kuadër të këtij projekti që e ka shkurtesën, kultivimi i lidhjeve me Ana Deviq e ka trajtuar këtë problematikë. Janë vizituar Burgu në Prishtinë që është kthyer në Muze, disa institucione tjera e hapësira për me pa atë trashëgimi. Masterklasa e dytë e trajton çështjen e popullizmit, mandej Masterklasa me Bekim Maliqin trajton çështjen e ndarjes së pushtetit mes një shumice dhe një pakice”, deklaroi ai.
Më shumë detaje: